Kastrati: Kosova nuk është ende e gatshme për NATO
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati në një intervistë për RTV21 tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk çështje ushtarake, por politike.
Sipas tij, Kosova njëherë nuk mund të antarësohet në NATO, për arsye se janë katër shtete të NATO-s në kuadër të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO, është mirë për Kosovën, rajonin, por edhe për NATO-në në përgjithësi. Politika jonë duhet të ketë një strategji përpara si të arrihet një marrëveshje me Serbinë si t’i përmbyllen këto diskutime me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së. Mendoj që jemi në rrugë të mirë pasi që edhe Franca edhe Gjermania janë angazhuar direkt në këtë drejtim dhe posa të përfundojnë këto bisedime atëherë do hapet rruga e njohjes për këto 4 shtete, njëherë për një herë nuk mund të paragjykojmë se kur do ndodhë kjo”, tha ndër tjera Kastrati./21Media