Kastrati pranon humbjen, uron kundërkandidatin

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, e ka pranuar humbjen kundrejt kandidatit të LVV-së, Kadri Rahimaj.
Në një postim në Facebook, i ka uruar kundërkandidatit fitoren dhe i ka uruar suksese.
Ai ka shtuar se është i bindur që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat.
“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat. Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua”, ka shkruar Kastrati në Facebook./21Media

Back to top button