Kastrati, reformat në arsim u bënë për ngritje të cilësisë

 

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati derisa po raporton në Komisionin për Arsim rreth reformave që ka ndërmarrë në arsim në komunën që e drejton, tha se këto reforma janë bërë për qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit.

Ai tha se në 7 shkolla të kësaj komuna janë më me pak se 5 nxënës për shkollë.

“Trendi i uljes së nxënësve është 40 përqind. 7 shkolla janë me më pak se 5 nxënës për shkollë. Unë habitem se si ka mundur të vijë deri në këtë gjendje, por nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai.

Kastrati tha se iniciativa e tij po sabotohet nga individ politik.

“Ajo çka ne po bëjmë është zbatimi i ligjit. Nuk jam i verbër dhe as i shurdhër për sabotimin e iniciativës nga individ të caktuar, por nuk i nënshtrohemi presionit politik. Nuk mund t’ia lejoj vetës që gjatë qeverisjes time një nxënës të shkojë në shkollë pa nxënës të tjerë, pa pasur kushte”, tha ai.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se edhe Komuna e Kamenicës edhe prindërit duhet të kenë mirëkuptim, me qëllim që nxënësit të kthehen në objektet shkollore.

“Të dy palët të kenë mirëkuptim. Nxënësit duhet të kenë qasje në mësim dhe këtë e kanë të garantuar me Kushtetutë”.

Kritika për reformat e Komunës së Kamenicës ka pasur deputeti i LVV-së Shpejtim Bulliqi,

“Avokati i popullit, keni bërë shkelje që nuk i keni respektuar. E thatë që janë individ dhe parti, por e ki komplet komunitetin. Madje kemi fotografi, ja ky është një fotografi që u ka bërë këshilli i prindërve. E keni edhe vendime të tjera të këshillit të prindërve por që deri më tani nuk i keni përfillur. Për të bërë reformë është dashur të bëni një raport, në këtë reformë që e keni nisur të angazhoni ekspertë e jo OJQ”, tha ai.

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, tha se e kanë njoftuar me kohë komunitetin për reformat e ndërmarra, por që tha se këtë sabotim po e bëjnë anëtarë të Vetëvendosjes.

“Këtu është vetëm një subjekt, është Lëvizja Vetëvendosje. Aty paraqiten si prindër edhe që nuk janë të martuar hiç. Mos të bëjmë politikë për një grusht vota”, tha ai.

Back to top button