Katar 2022, këto janë përballjet e të mërkurës

Kupa e Botës 2022 nisi këtë të diel(20 nëntor).
Ekuadori në përballje me Katarin, hapën botërorin e këtij viti, ku Ekuadori fitoi me epërsi prej dy golash ndaj nikoqirëve.
Anglia takoi Iranin, përballje të cilën e fitoi për 6-2. Senegali takoi Holandën, përballje të cilën e fitoi kjo e fundit për 2-0.
ShBA-të në përballje me Wales mbyllën ndeshjen me rezultat të barabartë.
Ndërkaq, ndeshja e cila ishte shok për futbolldashësit ishte ajo mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite, përballje të cilën e fitoi Arabia Saudite për 2-1.
Ndeshja midis Danimarkës dhe Tunizisë u mbyll pa gola, njësoj si ajo mes Meksikës dhe Polandës.
Franca mbylli ndeshjen ndaj Australisë me një super rezultat për 4-1.
Ndërkaq, sot përballen Maroku me Kroacinë në orën 11:00, Gjermania me Japoninë me fillim nga ora 14:00, Spanja-Kosta Rika në orën 17:00 dhe Belgjika në përballje me Kanadën në orën 20:00./21Media

Back to top button