Tërmet në Turqi, dhjetëra të lënduar

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë veriperëndimore në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke lënë të lënduar të paktën 50 persona.
Lëkundjet goditën rreth 170 km në lindje të Stambollit, qyteti më i madh në vend.
Epiqendra e tërmetit ishte në Golyaka të provincës Duzce.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se një person është lënduar rëndë pasi u hodh nga ballkoni nga paniku.
Në fotografitë e para që qarkulluan në rrjete sociale, u panë njerëz të mbuluar me batanije jashtë shtëpive të tyre në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet thanë se shkolla do të mbyllen të mërkurën në Duzce dhe Sakarya.
Deri më tani, nuk është raportuar për shembje të ndërtesave, por po bëhen hetimet e nevojshme./21Media

Back to top button