​Sot mësohen dy gjysmëfinalistët e dytë të Botërorit

Argjentinë-Kroaci tashmë është konfirmuar si gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Botëror, pasi të premten u eliminuan Brazili dhe Holanda.
Sot, nga dy ndeshjet tjera do të mësohen edhe çifti i dytë gjysmëfinal i këtij kompeticioni.
Ndeshja e parë do të zhvillohet nga ora 16:00, aty ku kombëtarja që befasoi të gjithë deri në këtë fazë, Maroku, do të përballet me Portugalinë në “Al Thumama Stadium”.
Por, vëmendja edhe më e madhe do të jetë në mbrëmje, përkatësisht nga ora 20:00 në “Al Bayt Stadium”, aty ku kampioni në fuqi, Franca përballet me gjigantin tjetër evropian, Anglinë.

Back to top button