Zgjedhjet në veri, sot mblidhet KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor sot do të mblidhet nga ora 11:00, kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi.
Sipas njoftimit, në rend dite është certifikimi i kandidatëve të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje për Kuvend Komunal në Leposaviq.
“Ju njoftoj se sot (10.12.2022, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./21Media

Back to top button