Katari bën historinë pas eliminimit nga Kupa e Botës
Pas barazimit të Holandës me Ekuadorin, tanimë e kemi mësuar kombëtaren e parë që është eliminuar nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Është pikërisht nikoqiri i këtij turneu, Katari ai i cili veçse është eliminuar nga ky Botëror, raporton KosovaPress.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ku në të dyja pësoi humbje nga Ekuadori dhe Senegali, aventurës së nikoqirëve në Kupën e Botës i vjen fundit.
Po ashtu, Katari u bë nikoqiri i parë në histori që eliminohet menjëherë pas dy ndeshjeve nga Kampionati Botëror.