Pas targave, në radhë Asociacioni

Zajednica nuk kalon ishin thirrjet e Lëvizjes Vetëvedendosje, gjatë kohës sa ishte në opozitë. Vetëvendosje organizoi protesta dhe hodhi gaz lotjsellës në Kuvend kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Por, që prej ardhjes në pushtet kryeministri, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, është përballur me çështjen e Asociacionit. Dikur kundërshtar i çdo qeverie që ka diskutuar këtë çështje, tani atij po i kërkohet të gjejë zgjidhje.
SHBA dhe BE kanë kërkuar që Asociacioni të krijohet shpejt, duke respektuar marërveshjen e vitit 2013 për normalizim dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Kurti tha në Kuvendin e Kosovës se qëndrimi i tij është i njohur
“Një çështje për të cilën jam përgjigjur panumërt herë, nuk kam përgjigje të re, sepse pyetja është e vjetër. Marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe, natyrisht që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, e cila praktikisht e ka shpallur atë jo kushtetues”, tha ai.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhanë dorëheqje nga të gjitha institucionet dhe atë e ndërlidhën veç tjerash me krijimin e Associacionit të komunave më shumicë serbe. Presidenti serb Vucic ripërsëriti qëndrim e tyre uke kushtëzuar kthimin në institucione me krjimin e Associacionit.
Por në Kosovë, marrëveshja për targat e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, u pa si hyrje në marrëvehsjen për Asociacionin. Duke e kundërshtuar, siç tha, politikë të Kurtit për Asociacionin, Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik e gjuajti me qershi kryeministrin Albin Kurti.
“Natën ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij i cili ka pranuar krejt marrëveshjet që i kemi kundërshtuar së bashku dhe të cilat janë të dëmshme për Kosovën. Fakt që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehtas në një takim publik me Polici të Kosovës, tregon çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa të dëmshme ka qenë. Aksionet tona nuk do të ndalen, pasi këto marrëveshje janë të dëmshme”, tha kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ndërkohë, profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se një Asociacion ashtu siç është servuar nuk duhet të pranohet.
“Kjo tolerancë që po i bëhet Vucicit nga Brukseli dha nga BE-ja është e turpshme sepse ai është antievropian e antidemokratik dhe në këtë rast po i lejohet të manipuloj me komunitetit serbë këtu dhe të impotonoj temo që se ka atë fuqi ta bëjë. Më e rëndësishmja është se opinion public se ka pranuar asocacionin sepse është gjymtim i Kosovës. Sepse nuk lejohet që në këtë shtet kaq të brishtë, kaq vulnerabël… se pranon askush këtë”, tha Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese.
Njohësi i rrethanave politike, Artan Muhaxhiri, thotë se, nuk ka rrugëdalje përvec formimit të Asocacionit dhe shton se, udhëheqësistë shtetëror duhet të merren me këtë cështje ndryshe po krijojnë konflikt me aletatët ndërkombëtar.
“Gjithë këto presione ndërkombëtare bëjnë me dije se asnjë kryeministër e presidnetët nuk është i pushtetshëm ta shtyj në pafundësi. Dhe është mirë të merren me këtë temë sepse cdo vonesë është yrje në konflikt me aletatët tanë dhe smund të ketë asnjë efekt konkret. Dhe duhet të fillohet me idejinimin e një asociacioni me kushte të Kosovës… Vet pozivioni kundërhstues i Kurit e Osmanin bënë me dije se do të kenë të vëhtirë të bjnë një tranformim por mendoj se është në të mirën e tyre sepse ska rrugëdalje tjetër”, tha ai.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Por, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se disa pika të marrëveshjes nuk janë në harmoni me Kushtetutën./21Media

Back to top button