Kate “nuk mund të ndalonte së qari” kur u ribashkua me DiCaprio

Miqësia e Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio do të vazhdojë, pavarësisht distancës apo kohës.
Kur dy aktorët fitues të Oskarit u ribashkuan në Los Anxhelos pas gati tre vjetësh për shkak të pandemisë Covid-19, ishte emocionale.
“Nuk mund të ndaloja së qari,” i tha Winslet The Guardian. “Unë e njoh atë për gjysmën e jetës sime! Si shumë miqësi në mbarë botën, na ka munguar njëri-tjetri për shkak të Covid-it”, ka thënë ajo.
Të dy fillimisht luajtën si Jack dhe Rose në filmin “Titanic” të vitit 1997 dhe më vonë si burrë e grua në filmin “Revolutionary Road” të vitit 2008, transmeton rtv21.tv.
Ajo gjithashtu ka reflektuar se sa të rinj kanë qenë kur kanë luajtur në filmin “Titanik”.
Winslet, tani 46 vjeç dhe DiCapario, 47 vjeç, ka 25 vjet që kur u takuan në grupin e anijes.
“Ai është miku im, miku im shumë i ngushtë”, tha Winslet. “Ne jemi të lidhur për jetën”, shtoi ajo./21Media

Back to top button