Katër aksidente në magjistralen Prishtinë – Pejë

Katër aksidente të trafikut kanë ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për portalin rtv21.tv ka thënë se në njërin prej këtyre aksidenteve katër persona janë lënduar.
“Policia ka thënë se në njërin prej këtyre aksidenteve Në ora13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. Kurse, në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera. Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.
Policia e trafikut është duke u marrë këto raste./21Media

Back to top button