Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard-film

Gjyqi për shpifje i Johnny Depp dhe Amber Heard , i cili përfshinte dëshmi të bujshme, me akuzat për xhelozi, është kthyer në një film për platformën Tubi vetëm katër muaj pas vendimit.
Një trailer për Hot Take: The Depp/Heard Trial u publikua të mërkurën, ku interpretojnë Mark Hapka dhe Megan Davis si yjet e dikurshëm të Hollivudit, Depp, 59 vjeç dhe Heard, 36 vjeç, përcjell portali rtv21.tv
Traileri një minutësh e paraqet Davisin si Heard dhe Hapka si Depp ndërsa mbërrijnë në sallë për ditën e parë të gjyqit, me skena që tregojnë Depp duke përshëndetur fansat jashtë gjykatës dhe Amber në tribunën e dëshmitarit.
Filmi i regjisores Sara Lohman paraqet gjithashtu Mary Carrig si avokaten e Heard, Elaine Bredehoft.
Hot Take është planifikuar të dalë të premten falas në platformën Tubi.
Depp e paditi ish-gruan e tij Heard në shkurt 2019 për intervisten e saj dhjetorit 2018 në The Washington Post.
Gjyqi Depp kundër Heard u mbajt në Fairfax County, Virxhinia nga prilli 2022 deri në qershor 2022 dhe transmetimi i tij i drejtpërdrejtë u shikua gjerësisht duke tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale./21Media

Back to top button