Katër ditë para përfundimit të afatit për targat, në veri situatë e qetë

Në Veri të Mitrovicës aktualisht është situatë e qetë por që qytetarët shqiptarë shprehën të frikësuar se mund të ketë ndonjë tension pas përfundimit të afatit për targat më 31 tetor.  Por ka edhe qytetarët që nuk presin tensione duke vlerësuar se Qeveria po bënë veprim të duhur.
Mirëpo situatë e njëjtë nuk mund të pritet pas 31 tetorit, këtë së paku e paralajmëruan përfaqësues të Listës Serbe, duke thënë se do të ketë bllokim të rrugëve në rast të konfiskimit të targave të serbëve nga Qeveria e Kosovës.
Situatën po e përcjellin nga afër KFOR-i  dhe pjesëtarë të tjerë të sigurisë.
Ndër qytetarë shqiptarë shprehën të frikësuar në rast të ndonjë përshkallëzimi të situatës pas 31 tetorit. Një nga ta është Avdi Kelmendi. Por ka edhe qytetarë të tjerë shqiptarë nuk presin tensione pas përfundimit të afatit për targat.
Ndërsa qytetarët serbë të veriut hezituan të flasin për tensionet e mundshme dhe për moskonvertimi e tragave  në RKS.
Për analistin  politik nga Mitrovica, tensionet pas 31 tetorit janë të mundshme pasi që sic thotë qeveria nuk mund t’i obligoj qytetarët serbë të vendosin simbolet e Kosovës në targat e tyre.
Që nga 1 shtatori kur nisi riregjistrimi i veturave me targa ilegale në ato RKS, vetëm 20 pronarë serbë kanë konvertuar targat. Për këtë interesim të ulët për konvertim të targave  institucionet e Kosovës kanë fajësuar qeverinë e Serbisë, duke thënë se po frikëson dhe kërcënon qytetarët serbë që ta bëjnë një gjë të tillë./21Media 

Back to top button