Mustafa dhe Osmani luftojnë për të bronztën të dielën
Kosova do të ketë rastin që të fitojë dy medalje të tjera, kësaj radhe nga sporti i karatesë në Kampionatin Botëror të karatesë për kadet, junior dhe grupmoshat U21.
Behije Mustafa dhe Rinesa Osmani do të luftojnë për medaljet e bronzta në Kampionatin Botëror të karatesë në kategorinë e juniorëve që po mbahet në Konya të Turqisë.
Të dielën pritet të zhvillohen luftërat për vendin e tretë në kategorinë e juniorëve për moshat 16 dhe 17 në konkurrencën e femrave.