Katër gola në pjesën e parë të derbit Barcelona-Atletico Madrid

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të La Ligas ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Tre gola janë realizuar në këtë sfidë brenda 45 minutave të para me Barcelonën që është duke avancuar me rezultat 2-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Carrascos në minutën e tetë të ndeshjes, por Jordi Alba riktheu baraspeshën vetëm dy minuta më vonë me një gol spektakolar.
Për epërsinë e parë të skuadrës së Xavit u përkujdes Gavi me golin e tij në minutën e 21’, ndërsa dy minuta para fundit të pjesë së parë Barça e thelloi avantazhin në 3-1 me golin e Araujos.



Back to top button