Katër organizata kërkuan dorëheqjen e saj, reagon Balje: Kam të drejtë të mos mbështes kërkesat tuaja

Deputetja Duda Balje ka reaguar ndaj pesë organizatave LGBT+ që kanë kërkuar dorëheqjen e saj nga mandate i deputetes, shkruan

Përmes një statusi në Facebook ajo ka thënë se është e drejta e saj që të mos i mbështes kërkesat e tyre.

“Për ju pesë organizata LQBT + që kërkojnë dorëheqjen time. Edhe një herë, ju keni të drejtë të kërkoni dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, por unë kam të drejtë të mos mbështes kërkesat tuaja. Asnjë pozitë, mendimi i askujt apo ndonjë presion nuk do të mund të ndryshojë vendimet dhe qëndrimet e mia. E konsideroj detyrë time të luftoj për një familje dhe shoqëri të shëndetshme, normale, tradicionale, për dispozitat e besimit tim dhe vendimet e shumicës dërrmuese të njerëzve në vendin tone”, thuhet në postimin e saj.

Back to top button