Katër pacientë me COVID-19 në kujdes intensiv mjekësor

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se në klinikat COVID, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor po marrin 56 pacientë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, 27 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-COVID-19,
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient,
Spital i Pejës, 4 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 1 pacient,
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë,
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë./21Media

Back to top button