Katër pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen katër pacientë, nga ta një i konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive, tha për rtv21.tv se tre pacientë që po trajtohen në këtë klinikë, janë në oksigjeno-terapi.
Dy pacientë janë të vaksinuar me vaksinat kundër COVID-19, njëri me dy dozat, kurse tjetri me një dozë. Ndërsa dy pacientë janë të pavaksinuar.
Fatmirësisht në mjekim intensiv dhe intubim nuk ka asnjë pacient.
Të hënën në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19 nga 589 testime të kryera. Ndërsa janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 472.
Dje janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 824 mijë e 575 doza të vaksinës./21Media

Back to top button