Katër persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturash në Mitrovicë

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave,  rreth orës 16:00.

“Rreth orës 15:45, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë ku janë përfshirë  tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kërkuar katër persona”, ka thënë Zahiti./21Media

 

Back to top button