Katër rajone të pushtuara do të votojnë për bashkimin me Rusinë

Nga nesër deri më 27 shtator, katër rajone të okupuara nga Rusia të Ukrainës – Donetsk dhe Luhansk në lindje, dhe Kherson dhe Zaporizhzhia në jug – do të mbajnë të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë.
E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut shpalli ditët e katërt dhe të pestë të votimit si festa publike, ndërsa autoritetet e Republikës Popullore të Luhanskut kanë premtuar të shpallin rezultatet e votimit më 28 shtator, transmeton rtv21.tv.
Separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar pjesë të mëdha të zonës industriale të Donbasit që nga viti 2014, ndërsa rajonet e Kherson dhe Zaporizhzhia u pushtuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.
BE ka thënë se nuk do të njohë rezultatet e votimeve./21Media

Back to top button