Nicola Peltz sqaron të vërtetën për ‘luftën e ftohtë’ me Victoria Beckham

2 min read

Modelja Nicola Peltz është gati të lë pas “dramën” me vjehrrën e saj, Victoria Beckham.

Muajt e fundit, qarkulluan thashetheme se kishte një krisje midis Nicolas dhe Victorias.

“Ajo është vjehërr e mirë”, thotë Nicola për Victorian.

Para se të martohej me të birin e Victorias, Brooklyn Beckham, Nicola supozohej se do vishte një fustan nga Victoria, por kështu nuk ndodhi.

Të gjithë u habitën kur panë se Nicola eci altarin me një fustan Valentino.

“Po planifikoja të vishja fustanin e Victorias, isha shumë e emocionuar për këtë gjë, të vesh një fustan që e ka krijuar vjehrra ime. Mendoja se ishte një tregim i bukur”, thotë Nicola.

Pak para dasmës, atelia e Victorias ia kumtoi lajmin nusës, se dizajni që e donte nuk do të arrihej të punohej në kohë.

Gjithë kjo ndezi thashetheme se mes Victorias dhe Nicolas kishte një krisje.

“Victoria thirri nënën time në telefon dhe tha se atelia nuk po mund t’ia dilte. Fola me nënën time dhe e pyeta ‘cili është hapi i radhës?’. Kam qenë fanse e artit të Valentinos për shumë kohë. Isha me fat që ia dola të udhëtojë në atelinë e tyre dhe të provojë fustanin e bardhë. Kjo ishte e tëra që ndodhi”, thotë Nicola, ku shton se u mërzit shumë nga thashethemet që dëgjoi, kinse ajo nuk po ia kalon mirë me vjehrrën për shkak të kësaj ‘drame’./21Media