Katër raste dhune në familje brenda një dite në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje nga qytete të ndryshe të Kosovës janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit.
Të gjitha rastet viktimat janë gra që kanë përjetuar dhunë nga bashkëshortët e tyre. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Gjeni rastet më poshtë:
Prishtinë 27.06.2025 – 09:30. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë 27.06.2025 – 17:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i viktimës, dyshohet për motive xhelozie, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë 27.06.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, pasi ka deklaruar se nuk ndjehet e rrezikuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë 25.06.2025 – 10:27. Në lidhje me rastin, më 27.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media