Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Në raportin e Policisë thuhet se një rast ka ndodhur në Gjakovë, një në Obliq një në Prishtinë dhe një në Deçan, ku viktima të dhunës në familje në të gjitha rastet kanë qenë gratë, të cilat janë sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nga burrat.

Në Prishtinë, Obiliq dhe Deçan viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve trupore, thuhet në raportin 24 orësh, përcjellë rtv21.tv.

Ndërsa, Policia ka arrestuar të dyshuarit, përveç rastit në Gjakovë i cili gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar.

Në raportin e Policisë përmendet edhe një rast tjetër i dhunës në familje në Gjakovë i cili raportohet të ketë ndodhur më 27 janar, ku një burrë ka sulmuar fizikisht një grua.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button