Katër raste të dhunës në familje në 24 orë, viktimë gratë

Në 24 orët e fundit në Polici janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Në të gjitha rastet viktima janë gratë.

Të dyshuarit në tri raste janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast është raportuar në Podujevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Një tjetër rast ka ndodhur në Pejë ku i dyshuari gjithashtu është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Një tjetër rast ka ndodhur në Deçan. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërkohë që një rast tjetër ka ndodhur në Vushtrri, ku i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button