Gruaja që u vra në Pejë, ishte asistente e stomatologjisë, reagon Drejtoria e Shëndetësisë
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë. Ata njoftuan se e ndjera ishte punëtore shëndetësore e stomatologjisë në Pejë.
“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella.
E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.”, thuhet në reagimin e kësaj drejtorie.
“Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes.U prehshë në parajsë !”, përfundon reagimi.
Gruaja u vra sot rreth orës 08:15 në Pejë, dyshohet se dorasi është bashkëshorti i saj , i cili është arrestuar./21Media