Kaloni te përmbajtja kryesore

Katër të arrestuar në aksionin e Prokurorisë në Pejë

Katër persona janë arrestuar në një aksion të Prokurorisë Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi se tre nga të pandehurit dyshohen për veprën penale “Detyrimi” dhe një për “Armëmbajtje pa leje”.

“Sot Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Drejtorinë e Hetimeve Rajonale të Pejës dhe Krimit të Organizuar në Prishtinë pas zbatimit të masave të veçanta, kanë arritur që t’i kapin në flagrancë katër persona. Tre prej tyre për veprën penale “Detyrimi” dhe një për “Armëmbajtje pa leje” që të tretë janë arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka thënë Nikçi.

Ai shtoi se të njëjtëve do t’iu caktohet masa e ndalimit dhe do të ndërmerren veprimet e tjera ligjore./BetimipërDrejtësi

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button