Katër të arrestuar në Fushë Kosovë, u rrahën me njëri-tjetrin

Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.