Sulmoi policët gjatë shqiptimit të tiketës ndaj tij, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të tiketës ndaj tij.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Ekrem Rexha, Prizren 14.06.2025, 21:40. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti  për shkak të shqiptimit të tiketës ndaj tij kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Gjatë arrestimit të tij zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.”, thuhet në raport. /21Media

Back to top button