Katër të arrestuar pas bastisjeve në agjencitë Kadastrale dhe atë të Arkivave

(Lajm i përditësuar)
Katër të arrestuar pas bastisjeve në agjencitë Kadastrale dhe atë të Arkivave
Katër persona, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë e Arkivave dhe atë Kadastrale.
Bastisjet janë kryer nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria Themelore jep detaje për RTV21 rreth bastisjes në dy agjenci shtetërore
Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për RTV21 ka dhënë detaje lidhur me bastisjen në agjencitë shtetërore .
Sipas prokurorisë ky aksion po zhvillohet për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”
“Prokuroria Themelore ne Prishtine ne koordinim dhe bashkepunim te ngushte me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga Gjykata ka marre aksion për bastisje dhe kontroll ne Institucionin e
Arkivës dhe Institucionin Kadastral te Republikes se Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal te Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim te mëtejshëm do të ju mbajë të informuar.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.
Kurse, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se operacion policor i përfshin Prishtinën, Ferizajn dhe Shtimen.
“Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njofimin e policisë.
Policia me aksion në disa agjenci shtetërore
Pjesëtarë të njësisë elite të Kosovës po qëndrojnë në objektin ku ndodhën disa agjenci shtetërore: Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave dhe Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
RTV21 nga vendi i ngjarjes raporton se në këtë objekt po kryhen bastisje, por se ende nuk dihen arsyet.
RTV21 do të iu mbajë të informuar. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?