Katër të arrestuar për vjedhje të rëndë

4 persona janë arrestuar sot në Prizren

Policia e Kosovës, pas një hetimi njëmujor, ka arrestuar katër persona në Prizren, të cilët dyshohet se kanë vjedhur në një banesë stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro.

Personat e dyshuar, të cilët janë të moshës së re, dyshohet se më datën 2 prill, në mesnatë, në mënyrë të organizuar kanë kryer vjedhje të rëndë në një banesë në rrugën “Remzi Ademi”.

Arrestimet janë kryer pas tri bastisjeve që u janë bërë objekteve të banimit të të dyshuarve.

Pas intervistave, në prani të avokatëve mbrojtës, është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor. Ndërkaq hetuesit po punojnë për gjetjen e stolive të arta dhe për raste të tjera që janë kryer nga ky grup.

Back to top button