Katër të lënduar në aksidentin mes trenit dhe veturës në Klinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes një treni dhe një veture në fshatin Stupë të Klinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lendime trupore”, tha Rugova.

Ndërkaq, javë më parë në orarin e njejtë, po ashtu në Klinë kishte ndodhur një aksident i ngjashëm ku kishte mbetur i vdekur një person. /21Media

Treni godet veturën, një i vdekur dhe dy të lënduar në Klinë

Një nga tre të lënduarit në aksidentin në Klinë dërgohet në QKUK

Back to top button