Një nga tre të lënduarit në aksidentin në Klinë dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim në lidhje me aksidentin që ka ndodhur sot në Klinë.
Sipas policisë tre personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, ndërkaq njëri nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK.
“Humb jetën njё (1) person, dhe lëndohen tre (3) tё tjerё si pasoje e aksidentit mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Më datë 13 prill 2025 rreth orës 12:35, Policia është informuar se në fshatin Jagodё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё (1) person ka pësuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konfirmuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjёs dhe tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëri nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.
Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion. /21Media
Treni godet veturën, një i vdekur dhe dy të lënduar në Klinë