Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Zabel të Ulët të Drenasit

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri veturave në fshatin Zabel e Ulët në Drenas.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se me rastin është duke mirrur njësiti i trafikut rajonal.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i ulët në Denas, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për portalin rtv21.tv /21Media

Back to top button