Katër të lënduar në një aksident në Gjakovë

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve sot rreth orës 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhëënsi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“ Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime (sipas personelit mjekësor lëndime të lehta trupore). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.”, tha Elezaj./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?