Katër të lënduar në një aksident në Strellc të Deçanit

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave i cili ka ndodhur të enjten në Strellc të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, njoftoi Gashi.