Katër të lënduar pas një aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media
 

Back to top button