Katër të vdekur dhe mbi 600 të lënduar si pasojë e tërmetit

 

Të paktën katër njerëz vdiqën dhe më shumë se 600 të tjerë u lënduan si pasojë e një tërmeti me madhësi 6.2 që goditi Majene City në provincën Sulawesi Perëndimore të Indonezisë në orët e para të së ditës së sotme.

Qendra e Kontrollit të Operacioneve të BNPB tha se rreth 637 banorë u lënduan dhe 3000 të tjerë u detyruan të zhvendosen për shkak të lëkundjeve të fuqishme.

Disa ndërtesa në Majene u dëmtuan rëndë, duke përfshirë 62 shtëpi, një qendër të njësisë shëndetësore dhe një zyrë ushtarake.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu ndërprerje të energjisë dhe të shërbimit telefonik dhe rrëshqitje të tokës përgjatë rrugëve.

Back to top button