Mbi 5 mjë e 400 raste aktive me Covid-19

 

1 mijë e 392 persona që ishin të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5 mijë e 401.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Koosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona, që ishin të prekur me Covid-19, ndërsa, janë konfirmuar edhe 279 raste të reja.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).”, ka informuar IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401”, ka informuar IKSHPK./21Media

Back to top button