Katër të vdekur pas bombardimeve në Kiev

Shërbimet e urgjencës në kryeqytetin ukrainas, Kiev thanë se të paktën katër persona janë vrarë në një sulm.

Në një postim në kanalin e tij Telegram, kryebashkiaku i kryeqytetit, Vitali Klitschko tha se ekipet e shpëtimit janë ende duke shuar një zjarr të madh në vendin e sulmit.

Imazhet e publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë një operacion shpëtimi në një qendër tregtare në Kiev, por BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë raportet në terren./21Media

Back to top button