Një i vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës
Një person humbi jetën në një aksident trafiku në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën”, tha Pllana.
Ai tha se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes, duke shtuar se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për t’i sqaruar rrethanat e aksidentit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?