Katër viktima dhe 1 mijë e 721 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes dhe 1 mijë e 721 raste pozitive me koronavirus. Këto raste pozitive kanë rezultuar pas testimit të 8 mijë e 205 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se aktivë me COVID-19 në Kosovë janë 30 mijë e 97 qytetarë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 2 mijë e 704 persona.
Me dy doza janë vaksinuar deri më tani 807 mijë e 900, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 87 mijë e 965 qytetarë, duke e quar në total numrin e të vaksinuarve në 1 miliardë e 791 mijë e 536./21Media

Back to top button