Rrëzohet një avion, 4 të vdekur

Katër turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda dhe Belgjika kanë humbur jetën gjatë një udhëtimi turistik në Islandë pasi avioni i tyre i vogël u rrëzua në një liqen.
Avioni Cessna 172 u zbulua në liqenin Thingvallavatn, i dyti më i madh në Islandë, rreth orës 23:00 me orën lokale të djeshme, tha Roja Bregdetare në një deklaratë, transmeton rtv21.tv.
Avioni Cessna 172 u ngrit nga aeroporti vendas në kryeqytetin e Islandës, Reykjavik, të enjten, për një turne të planifikuar prej dy orësh.
Ai kontaktoi për herë të fundit me autoritetet e aviacionit rreth një orë më vonë. Nuk dërgoi një sinjal shqetësimi.
Piloti, Haraldur Diego, 49 vjeç, konsiderohej një nga aviatorët më të shquar të Islandës dhe një pionier i turneve fotografike.
Më shumë se 1000 anëtarë të organizatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Islandës, së bashku me varkat, zhytësit dhe dy helikopterë të Rojës Bregdetare Islandeze, kishin kontrolluar zonën e Parkut Kombëtar Thingvellir.
Dje Asgrimur Larus Asgrimsson, kreu i operacioneve në Rojet Bregdetare islandeze, tha se “të dhënat e telefonit celular na kanë dhënë një arsye për të ngushtuar zonën e kërkimit deri në zonën e Thingvellir”./21Media

Back to top button