Katy Perry do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë

Prishtina po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit. Pop-ylli me famë botërore, Katy Perry, është konfirmuar si një nga emrat kryesorë që do të performojë në festivalin “Sunny Hill”.
Lajmi u bë me dije përmes një video-mesazhi ku shfaqet vetë Katy Perry në një bisedë me organizatoren e festivalit, Dua Lipa.
Publiku në Prishtinë do të ketë fatin të dëgjojë live këngëtaren e hiteve që kanë pushtuar majat e toplistave botërore, si: “Firework”, “Roar”, “Dark Horse” e “California Gurls”.
Përveç Katy Perry-t, në mesin e emrave të konfirmuar janë edhe gjigantët e muzikës elektronike dhe performuesit më të kërkuar të momentit: Keinemusik (Adam Port dhe Rampa), Seth Troxler, Carlita dhe Manifest.
Ky edicion do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në Bërnicë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?