​Kavajë, shpall fitoren kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”

Kandidati i koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja shpalli fitoren në Kavajë.

Në një postim në rrjetet sociale, Fisnik Qosja falënderoi qytetarët e Kavajës për mbështetjen, si dhe e konsideroi fitoren një shpresë dhe fillim të ri.

“Kavaja dhe kavajasit sot janë zemra e Shqipërisë. Një shpresë e madhe për një fillim të ri për të gjithë e që ngroh zemrat e mijëra shqiptarëve si në kohërat e saj më të lavdishme. Kavaja sonte është një magjepsje. Mirënjohje përjetë”, shkroi ai.

Kandidati i koalicioni “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja mori 51.62% ose 8393 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Redjan Krali, i cili mori 48.38% ose 7872 vota.

Back to top button