Kaloni te përmbajtja kryesore

KB Prishtina para ndeshjes me Trepçën: Marshojmë drejt finales

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen të dielën në ndeshjen vendimtare për të siguruar vendin në finalen e madhe të këtij edicioni të Superligës së Kosovës në basektboll.

Pas katër ndeshjeve, rezultati është i barabartë ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkohë që atmosfera para kësaj sfidë është jashtëzakonisht e nxehtë, sidomos pas polemikave për tentim për trukim të rezultateve që u nisën nga klubi bardh e kaltër si dhe duke vazhduar me sagën e ndryshimit të orarit dhe caktimit të tij nga ana e FBK-s për të dielën nga ora 17:15.

Tre ditë para kësaj sfide vendimtare, në faqen zyrtare të Sigal Prishtinës është postuar një mesazh ku bëhet thirrje që mbështetje nga ana e tifozëve për të krijuar një atmosferë të zjarrtë.

“BESA BESË PËR PRISHTINË! KB Sigal Prishtina – KB Trepça Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 17:15 luajmë ndeshjen e fundit gjysmëfinale ndaj Trepçës në kuadër të playoffit të Superligës së Kosovës. Në shtëpinë tonë, me atmosferën që vetëm tifozët tanë Plisat dijnë ta bëjnë, marshojmë drejt finales! HAJDE PRISHTINA”, ky është postimi në faqen zyrtare të klubit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button