KDI: Komisionit hetimor për rezerva i ka skaduar mandati, mbledhja e sotme ishte e paligjshmem

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se Komisioni hetimor parlamentar për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë, të hënën ka mbajtur mbledhje në shpërputhje me Ligjin për hetim parlamentar.
Këtë, KDI e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media.
“Sot Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë mbajti mbledhjen e radhës, në shpërputhje me Ligjin për Hetim Parlamentar. Kjo sepse mandati i këtij komisioni ka përfunduar me 21 mars të këtij viti, pasi kanë kaluar 6 muaj nga data e themelimit të tij nga Kuvendi me 21 shtator 2023.Ligji për Hetim Parlamentar e thotë shprehimisht që Komisioni hetimor themelohet në datën e marrjes së vendimit të Kuvendit për themelimin e tij dhe mandati i tij është 6 muaj”, thuhet në komunikatën e KDI-së për media.
Tutje, KDI ka thënë se sipas ligjit, në mënyrë që Komisionit hetimor ti vazhdohet mandati, kryetari i komisionit duhet ti drejtohet me kërkesë Kryesisë së Kuvendi dhe pas aprovimit vazhdimi i mandatit të komisionit hetimor duhet të votohet në seancë.
“Prandaj, çdo mbledhje e këtij Komisioni që mbahet pa iu vazhduar mandati nga Kuvendi, duke përfshirë edhe atë të mbajtur sot, janë të jashtëligjshme”, përfundon komunikata./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?