Kearns: Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e ‘Republikës Sërpska’ në Kosovë

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka thënë se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë.
“Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë ‘Republikën Srpska’ në Kosovë”, tha Kearns për Al Jazeera.
“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.
Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Kearns thotë se ka folur me ministren e Jashtëm të Kosovës.
“Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklavë serbe është diçka që Britania e Madhe nuk e mbështet”, ka thënë ajo.
Duke folur për Bosnjën dhe Hercegovinën, Kearns thotë se politika secesioniste është më e rrënjosur se kurrë.
Ajo i konsideron pozitive premtimet e Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, i cili “premtoi të mos lejojë shpërndarjen e pronës shtetërore në Republikën Srpska, si dhe të anulojë përkujtimin e 9 janarit të vitit të ardhshëm.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?