Kaloni te përmbajtja kryesore

Nuk përjashtohet mundësia e sulmeve të reja terroriste

Policia e Kosovës nuk e përjashton mundësinë të ketë sulme të reja terroriste, të ngjashme  me atë në Banjskë, duke theksuar gatishëmrinë e saj për t’u përballur me çfarëdo përpjekje për cenimin e sigurisë.

Përpjekjet e  vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës përfshirë edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit, sollën në vëmendje rrezikun e mundshëm për sulme nga grupe të tjera në veri të vendit.

Drejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani thotë se rastet si ai i Banjskës mund të ndodhin sërish por sipas tij policia është e përgatitur për çdo situatë.

Për njohësin e sigurisë, Arben Dashevci, rreziku ende nuk ka kaluar dhe se mund të ketë edhe sulme nga grupe të tjera në veri.

“Hetimet janë në zhvillim kriza është në vazhdim polcia është duke zhvilluar hetimet sespe ja ë të gjera dhe ditë për dite po hjendet armatim në vendet e ndryshme duhet te jemi vigjilent si kurre me parë nuk duhet të jemi komod ta shtojmë vigjilenëcn pot ne koordinim me aletat”, Dashevci.

Por ndryshe mendon analisti dhe gazetari serb, Branislav Krstiq.

“Nuk asnje gruop që ekziston nuk ka asnjë arsye me kane i shqtesuar ansjë qytetarët i kosovës Me geupet paramilitarëtve e kemi kry Mdoket ehde beograid zyrtar e ka kuptu këtë edhe njërzit lokal e kanë kuptu që janë kane vec akterët në një shfaqje të lojës të beogradit zyrtar “, Branislav Krstiq, analist serb.

Kosova e  ka akuzuar Serbinë për sulmin terrorsit në Banjskë.

Serbia, në anën tjetër, ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button