Kearns i reagon Hillit: Serbia ka marrëveshje me Rusinë dhe mban në ndalim tre policë kosovarë

Deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, i ka reguar ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, pas mbajtjes së stërvitjes së forcave amerikane me ato serbe, të quajtur “Platinum Wolf”.

“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar. Më mirë ‘Platinum Wolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, ka shkruar Kearns në Twitter ku ka shpërndarë videon e Hill, teksa shihet duke parë me dylbi ushtrimet e përbashkëta të ushtrisë amerikane dhe asaj serbe, në një bazë afër Bujanocit.

 Ambasadori Hill dje është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe./21Media 

Back to top button