“Më në fund”, Von Cramon mirëpret thirrjen e DASh-it për lirimin e policëve të Kosovës

Pas komunikatës për media të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në të cilën bëhet thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve, meqë SHBA konstaton se vazhdimi i mbajtjes së tyre është bërë nën akuza të pabaza, ka reaguar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Më në fund”, ka shkruar von Cramon në profilin e saj, duke shpërndarë komunikatën e DASH-it.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor, pasi arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar një situatë tashmë të tensionuar./21Media

Back to top button